Klinikat e abortit në SHBA nisin të mbyllen pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Klinikat e abortit në SHBA nisin të mbyllen pas vendimit të Gjykatës së Lartë

09:25, 25/06/2022

Klinikat e abortit kanë filluar të mbyllen në disa shtete amerikane, pasi një vendim i Gjykatës së Lartë të premten hoqi të drejtën kushtetuese të grave amerikane për abort.

Rreth gjysma e shteteve pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja pasi gjykata rrëzoi vendimin e saj 50-vjeçar Roe v Wade. Nga këto, 13 e kanë nxjerrë jashtë ligjit abortin menjëherë.

Presidenti Joe Biden e përshkroi vendimin si “një gabim tragjik”, shkruan BBC.

Protestat po zhvillohen në qytetet e të gjithë SHBA-së.

Në Phoenix, Arizona, policia hodhi gaz lotsjellës, pasi protestuesit pro-zgjedhjes goditën dyert dhe dritaret e kapitolit të shtetit.

Në Los Anxhelos, protestuesit bllokuan për pak kohë trafikun në një autostradë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco