450 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga SHBA për Kievin. Zelenski: Me këto armë do çlirojmë vendin nga agresorët

450 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga SHBA për Kievin. Zelenski: Me këto armë do çlirojmë vendin nga agresorët

11:13, 24/06/2022

Presidenti ukrainas ka falënderuar homologun e tij amerikan Joe Biden për artileritë e rënda që do i dhurojë Kievit.

"Ne jemi mirënjohës për vendimin e presidentit Biden dhe popullit amerikan për të siguruar një paketë tjetër ndihme prej 450 milionë dollarësh. Ky suport i cili përfshin Himars shtesë është tashmë më i rëndësishëm se kurrë. Përmes këtyre përpjekjeve ne do të mundemi të çlirojmë Ukrainën nga agresori rus," tha ai.

Përmes një njoftimi, pentagoni tha se do të dyfishonte numrin e raketave HIMARS të cilat do të dërgohen në Kiev.

Ato përfshijnë 4 sisteme të tjera artilerie duke e çuar në tetë numrin e raketave Himars në tetë.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë tani rreth 6,8 miliardë dollarë për sigurinë ukrainase, që nga fillimi i Administratës Biden.

Javën e kaluar, një këshilltar i presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski tha se Kievit i nevojiteshin 300 raketa MLRS, 500 tanke dhe 1 000 avionë për të arritur barazinë e armëve të rënda të Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco