Lufta në Ukrainë/ Ministri Kuleba: Hajdutët rusë po shesin grurin e grabitur

Lufta në Ukrainë/ Ministri Kuleba: Hajdutët rusë po shesin grurin e grabitur

08:48, 25/05/2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, pretendon se hajdutët rusë po vjedhin grurin e Ukrainës për ta shitur atë jashtë vendit. Ai tha  se gruri po ngarkohet në anije, të cilat më pas do të kalojnë përmes Bosforit  dhe më pas do të shitet jashtë.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të qëndrojnë vigjilentë dhe të refuzojnë çdo propozim të tillë. Mos blini ato të vjedhura. Mos u bëni bashkëpunëtorë të krimeve ruse,” shkroi Kuleba në Twitter.

Ndërkohë Rusia ka hedhur poshtë pretendimet nga ana e ukrainasv, duke i quajtur të rremë imazhet që shfaqnin anijet duke u mbushur me grurë në Krime.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi Rusinë për përdorimin e ushqimit si armë në luftën në Ukrainë, duke shtuar se po konfiskonte drithë dhe po bllokonte anijet në territorin që kontrollon.

Ajo tha se pasojat tashmë po shiheshin në rritjen e çmimeve globale për ushqimin, plehrat dhe energjinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco