Masakra në shkollën fillore në Texas, rritet numri i viktimave, Biden: Është koha për të marrë masa!

Masakra në shkollën fillore në Texas, rritet numri i viktimave, Biden: Është koha për të marrë masa!

07:29, 25/05/2022

Rritet numri i viktimave nga maskara e kryer në shkollën fillore, të martën, në Teksas.

Në fillim u raportua se numri i viktima ishte katërmbëdhjetë por më pas u tha se nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy mësues u vranë me gjakftohtësi në klasë nga një 18 vjeçar.

Hetuesit thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë gjysmë automatike AR-15.

18 vjeçari dyshohet se ka qëlluar gjyshen e tij në fillim .

Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi "veproi i vetëm’.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se sulmuesi, të cilin ai e quajti si Salvador Ramos, braktisi një automjet përpara se të hynte në shkollë për të hapur zjarr .

Zemërimi i Bidenit- Padyshim i tronditur dhe me lot në sy, Presidenti Joe Biden i është drejtuar mbrëmjen e djeshme amerikanëve dhe Kongresit dhe bën thirrje:

''Shpresoja që kur të bëhesha president nuk do të më duhej të jepja lajme të tilla', tha zoti Biden.  

"Të humbasësh një fëmijë është si të të këputet një pjesë e shpirtit," shtoi ai. 

Ai tha se është "i sëmurë dhe i lodhur" nga dhuna me armë brenda SHBA-së dhe duhet të bëhen ndryshime.

“Duhet të veprojmë dhe mos më thoni, se nuk mund të kemi ndikim nga kjo masakër”, vazhdoi presidenti. 

“Ideja që një fëmijë 18-vjeçar mund të blejë armë është e gabuar”, tha Biden. 

Ai e mori lajmin për sulmin ndërsa ishte në bordin e Air Force One, duke u kthyer nga një udhëtim në Azi. 

"Si komb, ne duhet të pyesim, kur në emër të Zotit do të bëjmë atë që të gjithë e dimë se duhet bërë." 

Rindërtimi i masakrës - Sipas asaj që rezultoi, vrasësi qëlloi fillimisht gjyshen e më pas u aksidentua me makinë pranë shkollës fillore Robb. Ai ka dalë nga makina me pushkë dhe jelek antiplumb, ka tentuar të hyjë në shkollë duke kapërcyer bllokadën e disa agjentëve. Më pas 18-vjeçari u ndalua nga policia të cilët e vranë në vend.
 

Kush është Salvador Ramos - Pak dihet për Ramos: ai ishte një gjimnazist dhe pak para masakrës kontaktoi me një të panjohur në Instagram duke i thënë se kishte një sekret që donte ta tregonte:

"Unë jam gati të ...". 

Megjithatë, ai nuk i ka rrëfyer vajzës se cili ishte gjesti i çmendur që kishte në mendje dhe që e përfundoi disa orë më vonë. 

Në llogarinë e tij në Instagram, vrasësi ka postuar një selfie dhe foto me armë, mes të cilave një me dy pushkë pranë njëra-tjetrës.

 Nuk dihet nëse këto janë armët e përdorura për masakrën. 

Ajo që dihet është se djali ka blerë dy pushkë për ditëlindjen e tij të 18-të. 

Precedenti i masakrës së Sandy Hook -

Është një nga masakrat më të rënda në historinë amerikane që sjell në mendje masakrën e Sandy Hook të vitit 2012, kur 20-vjeçari Adam Lanza hapi zjarr, duke vrarë 26 persona, mes tyre 20 fëmijë.

Kjo masakër është e destinuar të ringjallë debatin për armët e zjarrit në SHBA: vetëm pak ditë më parë një 18-vjeçar qëlloi në një supermarket në Buffalo, gjithashtu në Teksas, duke vrarë 10 persona, në një gjest i motivuar nga racizmi.

Në shenjë zie për masakrën e njëmbëdhjetë, Presidenti Biden, duke folur për "një akt të pakuptimtë dhune", urdhëroi që flamujt të mbahen në gjysmështizë deri të shtunën vonë pasdite.

Image

Salvador Ramos -

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco