‘Nuk ekziston më’/ Pse Erdogan e ‘fshiu’ kryeministrin grek Mitsotakis

‘Nuk ekziston më’/ Pse Erdogan e ‘fshiu’ kryeministrin grek Mitsotakis

19:24, 24/05/2022

Nga Matt Murphy, BBC

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se ai nuk e njeh më liderin e Greqisë fqinje dhe se do të refuzojë ta takojë në një samit të planifikuar.

Erdogan e akuzoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis se kërkoi të bllokonte- gjatë vizitës në SHBA- shitjen e avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan te Turqia.

“Nuk ka më njeri që quhet Mitsotakis në librin tim,” u tha Erdogan gazetarëve pas një takimi me kabinetin.

Kurse Greqia tha se nuk do të hynte në një ‘konfrontim deklaratash’.

Mosmarrëveshja vjen mes kërcënimeve të Turqisë për të bllokuar një zgjerim të propozuar të NATO-s.

Ankaraja ka akuzuar Finlandën dhe Suedinë se strehojnë anëtarë të milicive kurde, që sipas tij përbëjnë rrezik për Turqinë.

Erdogan akuzoi gjithashtu Greqinë, një aleat të NATO-s, se strehon ‘terroristë’ dhe se lejimi i ripranimit të Athinës në bllokun e sigurisë në vitin 1980 ishte një gabim.

Tensionet janë rritur mes fqinjëve mesdhetarë pasi Mitsotakis kërkoi nga një sesion i përbashkët i Kongresit të SHBA që të mos hiqet bllokimin që SHBA i ka bërë Turqisë për programin e blerjeve të avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme F-35.

Administrata e Biden thuhet se ka marrë në konsideratë heqjen e këtij bllokimi, që u vendos pasi Ankaraja bleu një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia në vitin 2019.

Erdogan tha se ky përbën një lobim ndaj zyrtarëve amerikanë kundër Turqisë dhe shkel një marrëveshje ‘për të mos përfshirë palë të treta’ në mosmarrëveshjet mes Ankarasë dhe Athinës.

Presidenti turk njoftoi gjithashtu se një takim i planifikuar me zotin Mitsotakis gjatë këtij viti është anuluar, duke u angazhuar se nuk do të pranojë kurrë të takohet me liderin grek.

Teksa Greqia dhe Turqia janë nominalisht aleatë të NATO-s, të dy vendet kanë një marrëdhënie të tensionuar që kërcënon rregullisht të shpërthejë në konflikt të hapur.

Ata kanë qenë në mosmarrëveshje për statusin e Qipros që nga konflikti i vitit 1974, i cili e ndau ishullin në dysh. Në vitin 2000, Ankaraja dërgoi anijet luftarake për të eksploruar rezervat e gatit në ujërat e njohura ndërkombëtarisht si greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco