Suedi-Finlanda në NATO: Delegacionet e dy vendeve skadinave do të vizitojnë nesër Ankaranë

Suedi-Finlanda në NATO: Delegacionet e dy vendeve skadinave do të vizitojnë nesër Ankaranë

14:40, 24/05/2022

Zyrtarët turq do të takohen me delegacionet suedeze dhe finlandeze në Ankara nesër, të mërkurën, për të diskutuar aplikimet e Stokholmit dhe Helsinkit për në NATO, tha sot Ministria e Jashtme turke.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka kundërshtuar anëtarësimin e dy vendeve në NATO, pati biseda telefonike me krerët e dy vendeve nordike të shtunën ku diskutoi shqetësimet e tij.

Turqia thotë se Suedia dhe Finlanda po ofrojnë strehim për njerëzit e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe mbështetësit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja i akuzon për terrorizëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco