Ish-shefi i shërbimit sekret M16: Putini largohet në vitin 2023

Ish-shefi i shërbimit sekret M16: Putini largohet në vitin 2023

09:32, 24/05/2022

Nga Celal Cakar, BILD

Janë deklarata që vijnë nga një njeri, detyra e të cilit për vite të tëra ka qenë që të zbulojë sekretet e vendeve të tjera!

Sir Richard Dearlove, 77 vjeç, ish-kreu i shërbimit sekret britanik M16, tha në podkastin e tij ‘One Decision’ se shëndeti i despotit të Kremlinit, Vladimir Putin është përkeqësuar në mënyrë dramatike.

Ai madje shkoi aq larg sa tha: “Madje e di që po anoj shumë nga dritarja. Por mendoj se ai nuk do jetë më atje në vitin 2023”.

Çfarë do të thotë kjo? Sipas Dearlove, Putinit do t’i duhet të shkojë në një ‘sanatorium’, nga i cili nuk do të dalë kurrë. Kjo mund të jetë një strategji daljeje për Rusinë nga lufta në Ukrainë, vazhdon ish-shefi i M16. Vendosja e Putinit në një institucion mjekësor është alternativa ‘elegante’ ndaj një grushti shteti.

-Moska aktualisht nuk ka asnjë plan se si do të vazhdojnë gjërat në rast të tërheqjes së Putinit. Dearlove sheh si pasardhës të mundshëm, liderin e linjës së ashpër të Kremlinit, Nikolai Patrushev, Sekretar i Këshillimit të Sigurimit Rus.

Nuk është çudi: sipas gazetares Catherine Belton, autore e librit ‘Rrjeti i Putinit’, Putin dhe Patrushev janë takuar në vitet ’70 në KGB dhe mesa duket shkojnë mirë. Në vitin 1999, Patrushev mori postin nga Putini si kreu i FSB.

Patrushev, i lindur në Leningrad (sot Shën Petersburg), një tjetër mbivendosje në biografitë e tyre, i përket rrethit të ngushtë të diktatorit dhe konsiderohet si ‘armbëmbajtësi’ i tij. ai konsiderohet gjithashtu arkitekti i strategjisë së luftës në Ukrainë.

Që prej shpërthimit të luftës ruse, spekulimet për gjendjen shëndetësore të Putinit kanë bërë xhiron e tyre. Një oligark i afërt me Kremlinin pohoi, ndër të tjera, se Putini kishte leucemi.

Regjisori amerikan, Oliver Stone tha së fundmi se Putin kishte kancer në kohën kur Stone e intervistoi atë në shumë raste mes viteve 2015 dhe 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco