Televizioni rus storie për mortajën-përbindësh, Ukraina zbulon vendndodhjen dhe ia çon në ajër

Televizioni rus storie për mortajën-përbindësh, Ukraina zbulon vendndodhjen dhe ia çon në ajër

08:58, 24/05/2022

Televizioni shtetëror rus ka bërë një reportazh për të ashtëquajturën mortaja-përbindësh.

Por reportazhi i bërë i ka kushtuar Rusisë. Vetëm një ditë më pas, Ukraina ka mësuar vendndodhjen e saj dhe është aktivizuar duke e hedhur në erë.

Mortaja e quajtur “2S4 Tljupan” është mortaja më e madhe aktive në botë. Ajo gjuan granata në një distancë deri në 20 kilometra dhe madje mund të armatoset me koka bërthamore. Plot 28 ton është pesha e saj.

Predha e madhe u shkatërrua nga ushtria ukrainase një ditë pas raportimit televiziv.
 
Artileria e rëndë po ecte në fshatin Rubishne të Ukrainës, kur forcat vendase u mobilizuan për ta shkatërruar të tërën.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video ku shihet se si ky mjet hidhet në ajër me dron ushtarak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco