Lituania bëhet vendi i parë baltik që ndalon importin e të gjitha produkteve të energjisë nga Rusia

Lituania bëhet vendi i parë baltik që ndalon importin e të gjitha produkteve të energjisë nga Rusia

13:24, 22/05/2022

Lituania njofton se ka ndaluar importet e gazit, naftës dhe energjisë elektrike nga Rusia.

Ministria lituaneze e Energjisë ka theksuar njoftoi se shteti baltik nga sot nuk do të importojë energji elektrike nga Rusia dhe nuk do të ketë më gaz dhe naftë ruse në atë vend.

Ministri Dainius Kreivys tha se ishte një moment historik i rëndësishëm jo vetëm në rrugën e Lituanisë drejt pavarësisë energjetike, por edhe një shprehje solidariteti me Ukrainën.

“Ne nuk do të importojmë më energji elektrike, gaz apo naftë nga Rusia – nuk mund të lejojmë që paratë tona të financojnë makinën ushtarake ruse”, tha Kreivys.

Kur bëhet fjalë për energjinë elektrike, Lituania do të mbështetet në prodhimin dhe importet nga vendet e Bashkimit Evropian përmes Suedisë, Letonisë dhe Polonisë.

Vendi ndaloi importin e gazit nga Rusia në fillim të prillit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco