Sanksionet e çuditshme të Kremlinit/ Putini ndalon edhe ‘Zërin e Zotit’...

Sanksionet e çuditshme të Kremlinit/ Putini ndalon edhe ‘Zërin e Zotit’...

12:04, 22/05/2022

Nga Nils Kottmann, BILD

Për ironi, diktatori i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk dëshiron më që ‘Zëri i Zotit’ të dëgjohet në Rusi!

Putini e ka ndaluar yllin e Hollivudit, Morgan Freeman që të udhëtojë në Rusi.

Freeman është një nga 963 amerikanët e vendosur në listën e sanksioneve të shtunën nga Ministria e Jashtme ruse.

Kremlini është i zemëruar me Freeman sepse aktori publikoi një klip pesë vjet më parë, duke bërë thirrje për një hetim mbi ndërhyrjen e Putinit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Në atë kohë, diktatori rus nisi një fushatë masive propagandistike në mediat sociale për të futur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Për Ministrinë e Jashtme ruse, videoja e Freeman është një nxitje për ‘rusofobinë’.

Veçanërisht i çuditshëm është fakti se ish-senatorët John McCain dhe Orrin Hatch gjithashtu nuk lejohen të udhëtojnë më në Rusi- edhe pse të dy kanë vdekur tashmë. Hatch ndërroi jetë në fund të prillit. Kurse McCain vdiq në vitin 2018.

Në fund të fundit, Ministria e Jashtme ruse nuk gaboi me presidentin amerikan Joe Biden këtë herë: kujtojmë se të mërkurën Kremlini harroi se emri zyrtar i presidentit është Biden Junior.

Bidenit i është ndaluar hyrja në Rusi që nga marsi. Kjo nuk e shqetëson zëdhënësen e tij: “Besoj nuk do habiteni që askush nga ne nuk po planifikon udhëtime turistike në Rusi. Asnjë prej nesh nuk ka llogari bankare, në të cilat nuk do kishim më akses, kështu që do të marrim përsipër përgjegjësinë për këto sanksione,” tha Psaki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco