Kushti i Erdogan për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Kushti i Erdogan për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

09:37, 22/05/2022

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se vendi i tij nuk do të shikojë pozitivisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, nëse nuk tregojnë bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Në një deklaratë, Erdogan tha se ai mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se shqetësimet e sigurisë së të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco