FOTO/ Kanada, katër të vdekur dhe 900,000 familje pa energji për shkak të motit të keq

FOTO/ Kanada, katër të vdekur dhe 900,000 familje pa energji për shkak të motit të keq

09:26, 22/05/2022

Autoritetet kanadeze njoftuan të shtunën se katër persona kishin vdekur në pjesën lindore të vendit, ku shpërthyen stuhi të forta, të cilat shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në 900,000 familje në provincat e Ontarios dhe Quebec.

Policia e Ontarios shkroi në Twitter se tre persona ishin vrarë dhe shumë u plagosën në stuhitë e pranverës.

Një burrë është vrarë pasi një pemë ka rënë në Brad County, në jug të Torontos. Në të njëjtën zonë, pak minuta më vonë, një 70-vjeçare është shtypur nga një pemë. 

Më në veri, në kryeqytetin federal, Otava, një burrë ka vdekur si pasojë e motit të keq. Policia lokale nuk dha detaje.

Një varkë u përmbys për shkak të një stuhie që mbyti një grua në lumin që ndan Otava nga periferia Gatineau e Quebec, sipas informacioneve të policisë lokale, të transmetuara nga Radio-Canada.

Gati 900,000 familje ishin pa energji të shtunën mbrëma në Kanadanë lindore, rreth 340,000 në Ontario dhe rreth 535,000 në Quebec, thanë dy kompani lokale të energjisë, Hydro One dhe Hydro-Québec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco