Australianët po votojnë për kryeministrin e ri: Morrison përballë Albanese

Australianët po votojnë për kryeministrin e ri: Morrison përballë Albanese

10:16, 21/05/2022

Në Australi, sondazhet parashikojnë një garë të ngushtë midis kryeministrit aktual Scott Morrison, nga koalicioni Liberal-Nacional dhe liderit të Laburistëve, Anthony Albanese

Zgjedhjet ka të ngjarë të jenë një referendum për Morrison, i cili e ka udhëhequr Australinë përgjatë një pandemie dhe fatkeqësish natyrore.

Albanese nga ana tjetër po bën fushatë për ndryshim - dhe kostoja në rritje e jetesës dhe ndryshimet klimatike kanë dominuar si dy çështje kyçe për votuesit.

Por të pavarurit dhe partitë e vogla mund të shohin gjithashtu një rritje, për shkak të pakënaqësisë së publikut nga dy partitë kryesore.

Anthony Albanese, lideri i opozitës që po lufton për t’u bërë kryeministër i Australisë.

Anthony Albanese është lider i Partisë Laburiste të qendrës së majtë të Australisë. Nëse kryeministri australian Scott Morrison humbet zgjedhjet e përgjithshme më 21 maj, rivali i tij Anthony Albanese do të formojë qeverinë e parë laburiste në pothuajse një dekadë.

Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, z. Albanese u ka premtuar votuesve "rinovim, jo ​​revolucion", ndërsa ai kërkon të rrëzojë koalicionin konservator liberal-nacional.

Koha e tij si lider i opozitës është mbizotëruar nga Covid-19 dhe z. Albanese ka kërkuar të përfitojë nga reagimi që i bëri pandemisë, Kryeministri Morrison dhe perceptimit se ai nuk është popullor.

Së bashku me skandalet që kanë pllakosur qeverinë Morrison - përfshirë pushimet e këqia të kryeministrit në Hawaii në kulmin e zjarreve 2019 – 2020, z. Albanese ka kritikuar qeverinë për një prokurim të ngadaltë të vaksinave, rritje të kostos së jetesës dhe rritje të ngadaltë të pagave.

Ndërkohë, ai po organizon atë që shihet gjerësisht si fushatë me “objektiv të vogël" – pra, duke i mbajtur politikat sa më modeste në mënyrë që ato të jenë më të vështira për t'u kritikuar dhe presioni të mbetet mbi kryeministrin në detyrë.

Pra, kush është 'Albo'?

Z. Albanese ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.

Image

59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesat sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për mendimet e tij përparimtare.

Z. Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të lindte, por kur u bë adoleshent mësoi se nëna e tij kishte mbetur shtatzënë nga një burrë i martuar - i cili me shumë mundësi ishte ende gjallë - kur ajo shkoi në Evropë.

Identiteti i tij italian, siç e shpjegon vet, ishte i qartë për të nëpërmjet mbiemrit të babait të tij. Nëna e tij Maryanne i kishte treguar gjithmonë historinë e burrit të saj "të ndjerë", që e takoi në një anije kur udhëtonte jashtë shtetit.

"Në atë anije, ajo u takua me një djalë të ri, Carlo Albanese. Ajo ishte një vajzë e re katolike dhe për të ruajtur nderin e familjes, edhe mua, edhe njerëzve iu thanë se babai im kishte vdekur", thotë ai.

Tre dekada më vonë, ai e zbuloi Carlo Albanese-n dhe shkoi me avion në Itali për ta takuar atë dhe gjysmë-vëllezërit e tij.

Z. Albanese tha se nëna e tij, Maryanne Ellery, ishte e vendosur t'i krijonte mundësi që ajo kurrë nuk i pati. Me mbështetjen e saj, ai u bë i pari në familjen e tij që mbaroi shkollën dhe shkoi në universitet.

Ai ka thënë se krijimi i një bote më të mirë për djalin e tij, Nathan, është frymëzimi i jetës së tij publike.

Z. Albanese u nda nga gruaja e tij prej 19 vitesh në vitin 2019, por i është bashkuar partnerja Jodie Haydon në fushatë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco