Ish-koloneli rus kundërshton deklaratat e veta, ku kritikonte operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë Koloneli rus në pension Mikhail Khodarenok foli në televizionin shtetëror rus të mërkurën

Ish-koloneli rus kundërshton deklaratat e veta, ku kritikonte operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë

09:08, 19/05/2022

Koloneli rus në pension Mikhail Khodarenok tha se çdo bisedë për mundësinë e Ukrainës për të kundërsulmuar është një "ekzagjerim i madh", vetëm një ditë pasi ai kritikoi operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë ku vërejti se situata për Rusinë mund të "përkeqësohet".

Në një kanal televiziv shtetëror rus të mërkurën, Khodarenok tha: "Kur njerëzit flasin se Ukraina ka fituar aftësi për të kundërsulmuar, është një ekzagjerim i madh. Dhe sa i përket veprimeve të komandës sonë supreme, ka çdo arsye për të besuar se zbatimi i këtyre planeve në të ardhmen shumë të afërt do t'i bëjnë Ukrainës një surprizë të pakëndshme."

Ai tha gjithashtu se do të ishte e pamundur që Forcat e Armatosura ukrainase të fitonin epërsi ajrore muajt e ardhshëm dhe për sa i përket epërsisë detare, "përsa Flota jonë e Detit të Zi është në Detin e Zi, epërsia e Flotës së Detit të Zi  të Ukrainës është jashtë diskutimit”.

Megjithatë, të martën, Khodarenok tha se informacioni i përhapur në lidhje me një "shkatërrim moral ose psikologjik" të forcave të armatosura ukrainase nuk është as "afër realitetit". Ai tha gjithashtu se Ukraina mund të armatosë 1 milion njerëz dhe se Rusia duhet ta marrë parasysh këtë në llogaritjet e saj operacionale dhe strategjike.

“Sinqerisht, situata për ne do të përkeqësohet”, tha ai të martën. Ai kritikoi gjithashtu izolimin gjeopolitik të Rusisë nga bota dhe para pushtimit ai paralajmëroi se do të ishte më e vështirë nga sa parashikohej të bëhej luftë në Ukrainë.

LEXO EDHE: Analisti rus guxon të flasë hapur: Ukrainasit janë gati të vdesin për atdheun e tyre dhe bota është kundër nesh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco