Rusia dërgon raketa me aftësi bërthamore në kufirin e Finlandës

Rusia dërgon raketa me aftësi bërthamore në kufirin e Finlandës

14:37, 16/05/2022

Rusia duket se ka filluar të dërgojë raketa me aftësi bërthamore në kufirin e Finlandës vetëm një ditë pasi vendi nordik njoftoi se do të bashkohet me NATO-n.

Videoja e postuar në mediat sociale ruse sot tregon kamionë që bartin raketa balistike Iskander - të cilat mund të hidhen me koka bërthamore - duke lëvizur nëpër vend, siç thuhet në një autostradë për në Vyborg, në kufirin finlandez.

“Sapo presidenti i Finlandës tha se ata po i bashkoheshin NATO-s, një divizion i tërë Iskanderësh, shtatë prej tyre po lëviz drejt Vyborg-ut”, thotë transmetuesi i videos. 

Vyborg ndodhet vetëm 30 milje nga Finlanda dhe 135 milje nga kryqyteti i vendit nordik, Helsinki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco