Një moment simbolik/ Trupat ukrainase mbërrijnë në kufirin rus

Një moment simbolik/ Trupat ukrainase mbërrijnë në kufirin rus

11:40, 16/05/2022

Nga Danny Aeberhard, BBC

Ukraina thotë se trupat e saj, të cilat kanë kryer kundërsulme pranë qytetit verilindor të Kharkivit, kanë arritur në kufirin rus.

Duke formuar shenjën V për fitore, të mbledhur rreth një poste kufitare të improvizuar me të verdhë dhe blu, ushtarët iu drejtuan presidentit Zelensky.

“Ne jemi këtu! Jemi në kufi,” thonë ata.

Ky është një moment simbolik dhe një nxitje morale. Por pavarësisht sukseseve të kësaj kundër-ofensive, vetë qyteti i Kharkivit nuk është ende jashtë rrezikut.

Bombardimet ruse, megjithëse të reduktuara, vazhdojnë- disa njerëz u plagosën gjatë natës në sulmet e fundit.

Dhe Ukraina nuk është ende në gjendje që të kërcënojë linjat ruse të furnizimit që shtrihen më në lindje.

Ndërkohë betejat e ashpra vazhdojnë në Luhansk dhe pjesë të tjera të Donbasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco