Autoritetet në Honduras kanë arrestuar shefen e kartelit, Erlinda Bobadilla, pas një kërkese të SHBA për ekstradimin e saj dhe të djemve të saj.
Policia arrestoi 62-vjeçaren Bobadilja pas një konflikti të armatosur, gjatë të cilit mbeti i vrarë djali i saj Tito Montes.
Tre persona të tjerë u arrestuan, shtoi shefi i policisë kombëtare Gustavo Sanchez Velazquez, por policia nuk dha më shumë detaje rreth incidentit.
Sipas aktakuzës amerikane, Erlinda Bobadilla dhe dy djemtë e saj - Juan Carlos Montes Bobadilla dhe Tito Montes Bobadilla, janë drejtuesit e organizatës Montes, e cila merr kokainë nga Amerika e Jugut në atë vend të Amerikës Qendrore, e cila përfundimisht është e destinuar për në Shtetet e Bashkuara. .
Autoritetet amerikane ofruan deri në pesë milionë dollarë shpërblim për informacionin që do të çonte në arrestimin e saj.
Një tjetër nga djemtë e Bobadilla, Noah Montes Bobadilla, u arrestua në vitin 2017 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku u dënua me 37 vjet burg për trafik droge.
Hondurasi deri më tani ka ekstraduar të paktën 30 qytetarë të tij në Shtetet e Bashkuara për akuza të lidhura me drogën.
© SYRI.net