Momentet e fundit të Moskva, regjistrimi audio zbulon ekuipazhin duke bërë thirrje për ndihmë

Momentet e fundit të Moskva, regjistrimi audio zbulon ekuipazhin duke bërë thirrje për ndihmë

08:31, 16/05/2022

Një regjistrim audio që tregon një anëtar të ekuipazhit të luftanijes ruse Moskva që duket se është në panik dhe bën thirrje për ndihmë përpara se anija luftarake të fundoset tashmë është bërë virale. 

Ushtria ukrainase pretendon se ky regjistrim është para mbytjes së kryqëzorit 12,490 tonësh,në Detin e Zi. 

Anëtari i ekuipazhit dëgjohen në regjistrim duke thënë se anija është goditur dy herë dhe tani ajo po anon anash. 

Rusia ka pretenduar më parë se anija u mbyt më 14 prill pas një shpërthimi municioni në bord.

Ndërsa Ukraina ka pretenduar gjithmonë se ajo e ka fundosur kryqëzorin rus me dy raketa anti-anije R-360 Neptune.

Shefi i Flotës së kryqëzorit  admirali Igor Osipov, nuk është parë i gjallë që nga fundosja e Moskës dhe Kremlini mohon se ai ka vdekur në bord. 

Kryqëzori Moskva është anija luftarake më e madhe ruse që është mbytur që nga Lufta e Dytë Botërore. 

Në video, anëtari i ekuipazhit i thotë një rimorkiatori - i cili duket se po ofron ndihmë - se ai është 'Moskva (1)' dhe është 'shtrirë në anën e saj' me 'dy vrima [predha] poshtë vijës së ujit'. 

Ai shton: “Komunikimi me urën është ndërprerë, ka heshtje. Po shkon anash, po anohet. Pjerrësia është 30 gradë. Po shkon anash.

'Nuk ka asnjë mënyrë për të lëvizur. Ne do të përpiqemi të bëjmë një shpëtim të ekuipazhit.'

Është raportuar gjithashtu se SHBA-ja se ka ndihmuar Ukrainën në fundosjen e Moskva. 

Një zyrtar amerikan tha se SHBA ndanë  me inteligjencën ukrainase koordinatat e vendndodhjes së kryqëzorit të raketave ruse, por nuk e dinin se  Ukraina kishte planifikuar të godiste Moskva dhe nuk ishte e përfshirë në vendim, sipas NBC. 

Por Pentagoni i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se Ukraina ka inteligjencën e saj dhe mënyrat e monitorimit të anijeve ruse. 

Fotot që duket se janë marrë nga një anije shpëtimi së bashku me anijen luftarake ruse të goditur tregojnë gjithashtu dëmtime në anën e majtë të Moskva-s së bashku me flakët që digjen poshtë kuvertës dhe një shtresë të trashë tymi të zi që ngrihet në qiell. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco