Marine Le Pen: Nuk do të kandidoj më për Presidente të Francës, mjaftojnë 3 humbje

Marine Le Pen: Nuk do të kandidoj më për Presidente të Francës, mjaftojnë 3 humbje

09:30, 15/05/2022

Marine Le Pen ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për zgjedhjet presidenciale franceze, përveç se në ndonjë rast të jashtëzakonshëm.

Gjatë një intervistë për “Le Figaro” ajo u shpreh se francezët e kishin zgjedhur atë si lideren e opozitës.

Le Pen, e cila kishte përballë Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale shtoi se tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete. Një proces ky që e ka lejuar të rrisë idetë e saj nga 18% në 42%.

Në një periudhë 10-vjeçare ky rezultat është domethënës dhe se shpreson të shohë një elitë të re në vend deri në 2027-ën.

 Ndër të tjera ajo u shpreh se pavarësisht humbjes dhe gënjeshtrave të rivalit të saj Emanuel Makron, francezët e kanë mbështetur ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco