Telefonata e tensionuar/ Scholz-Putinit: Armëpushim urgjent në Ukrainë

Telefonata e tensionuar/ Scholz-Putinit: Armëpushim urgjent në Ukrainë

16:38, 14/05/2022

Pas gjashtë javës heshtje, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë biseduar sërish në telefon.

Scholz gjatë telefonatës, sipas të dhënave të tij, ka kërkuar fundin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë:

"Sa më shpejt duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë", deklaroi politikani socialdemokrat opërmes Twitter-it. "Hamendësimi se atje sundojnë nazistët, është i gabuar."

Scholz gjithashtu i ka tërhequr vëmendjen Putinit "për përgjegjsinë e Rusisë në gjendjen globale të ushqimeve".

Një zëdhënës qeveritar shtoi, se telefonata që ka zgjatur 75 minuta është zhvilluar të premten (13.05) paradite.

Scholz i ka kërkuar presidentit rus përmirësimin e gjendjes humanitare dhe përparime në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.

Agjencia ruse e lajmeve Tass më parë njoftoi, se Putini i ka thënë Scholz-it në telefon, që bisedimet e paqes bllokohen nga udhëheqja ukrainase në Kiev.

Putin dhe Scholz kanë rënë dakord, që të vazhdojnë bisedimet në nivele të ndryshme për Ukrainën.

Scholz e komunikoi telefonatën me Putinin në mëngjes në komisionin e mbrojtjes në Bundestag.

Kancelari bëri të qartë, sipas të dhënave të pjesëmarrësve në këtë mbledhje, se "qëllimi duhet të jetë rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës" dhe jo "një paqe e ngrirë, gjatë së cilës Rusia të vazhdojë të mbajë territoret e pushtuara".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco