‘Finlanda në NATO’/ Alarmohet Putin, telefonon homologun finlandez: Do ishte një gabim!

‘Finlanda në NATO’/ Alarmohet Putin, telefonon homologun finlandez: Do ishte një gabim!

15:45, 14/05/2022

‘Nga ana e Rusisë nuk ka një kërcënim mbi sigurinë e saj dhe se braktisja e statusit të neutral do të ishte një gabim për të’.

Kështu është shprehur ditën e sotme presidenti rus Vladimir Putin gjatë një telefonatë që ka zhvilluar me homologun finlandez, në lidhje me situatën e ditëve të fundit mes shteteve, ku Finalanda ka shprehur angazhimin e saj për tu anëtarësuar në NATO.

Mediat ruse kanë raportuar vetëm anën e telefonatës së Putinit, duke e quajtur një "shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh".

Mësohet se ai i ka thënë presidentit të Finlandës Sauli Niinisto, se nga ana e Rusisë nuk ka një kërcënim mbi sigurinë e saj dhe se braktisja e statusit të neutral do të ishte një gabim për të.

Anëtarësimi në NATO do të dëmtonte marrëdhëniet mes dy shteteve "të cilat për shumë vite kanë qenë në frymën e fqinjësisë së mirë dhe partneritetit reciprok të dobishëm", raporton BBC. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco