Gazetarja: Tre grupe kriminale janë bërë bashkë, nëse shteti nuk ndërhyn urgjent...

Gazetarja: Tre grupe kriminale janë bërë bashkë, nëse shteti nuk ndërhyn urgjent...

20:27, 13/05/2022

Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron për pasoja të rënda nëse shteti nuk ndërhyn urgjent. Në një postim në rrjetet sociale, Lala flet për atentatin ndaj Marklen Hakës dhe një atentat në Lezhë si motiv dhe deklaron se 3 grupe kriminale janë bërë bashkë.

“Në emisionin ‘NE SHENJESTER’ kam trajtuar atentatin ndaj Marklen Hakës në shtator të 2019 në Nikël. Mes të tjerash kam deklaruar se ngjarja lidhet me një atentat mafioz që ka ndodhur në Lezhë disa kohë më parë ku viktimë mbeti një personazh shumë i njohur në atë zonë. Zyrtar vendor.

Për fat të keq përplasja mes palëve po bëhet shumë e fortë.

3 grupe kriminale janë bërë bashkë dhe janë në konflikt me bosët e krimit në Nikël. Nëse shteti nuk ndërhyn urgjent, pasojat do të jenë të rënda”, paralajmëron gazetarja Lala.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco