Aeroporti i Stambollit mbetet i mbyllur shkaku i borës së madhe

Aeroporti i Stambollit mbetet i mbyllur shkaku i borës së madhe

09:20, 25/01/2022

Pezullimi i fluturimeve në Aeroportin e Stambollit është shtyrë të martën për shkak të reshjeve të dendura të borës, përderisa moti dimëror shkaktoi pengesa në transport në mbarë qytetin, ku banojnë rreth 16 milionë njerëz.

“Pezullimi i operacioneve të fluturimit është shtyrë deri në orën  10:00 më 25 janar për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit”, thuhet në uebfaqen e Aeroportit të Stambollit.

Autoritetet turke të martën shpallën pushim administrativ për tërë punëtorët e sektorit publik për ta zvogëluar lëvizshmërinë, shkruan Reuters.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha se automjetet private nuk do të lejohen rrugëve deri në orën 10:00, gjatë kohës kur ekipet emergjente vazhdojnë t’i pastrojnë rrugët.

Të hënën, kompania e njohur ajrore turke, “Turkish Airlines”, tha se i ka anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Stambollit, pasi aeroporti e ndërpreu operimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco