Talibanët nisin bisedimet e para më Perëndimin

Talibanët nisin bisedimet e para më Perëndimin

10:59, 24/01/2022

Anëtarët e qeverisë talibane pritet të takojnë zyrtarët perëndimorë në Norvegji për bisedimet e para në Evropë, që kur grupi mori nën kontroll Afganistanin më 15 gusht të 2021-it.

BBC njofton se bisedimet do të zgjasin tre ditë dhe do të përfshijnë  të drejtat e njeriut dhe krizën humanitare në vend. Sipas raporteve të OKB 95% e afganëve nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, shkruan Ora News.

Një sërë protestash janë zhvilluar në Evropë me kritikët që pretendojnë se talibanët nuk duhet të shpërblehen me takimet.

Të dielën, anëtarët e talibanëve u takuan me aktivistë të të drejtave të njeriut, por detajet e diskutimeve nuk janë zbuluar ende. Një aktiviste feministe, Jamila Afganistani, tha  për AFP se negociatorët treguan "vullnet të mirë".

Dita e sotme pritet të jetë dita më e rëndësishme e bisedimeve, me anëtarët talibanë që do të takohen me zyrtarët perëndimorë.

Grupi do të kërkojë akses në miliarda dollarë që janë të ngrira në bankat amerikane.

Afganistani ka parë rritje të papunësisë dhe çmimeve të ushqimeve, ndërkohë që vlera e monedhës së po bie, me bankat kanë vendosur kufizime për tërheqjen e parave të gatshme. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se uria kërcënon 55% të popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco