Ngricat në rrugë/ Autobusi bie në humnerë, 3 të vdekur

Ngricat në rrugë/ Autobusi bie në humnerë, 3 të vdekur

20:16, 23/01/2022

Një udhëtim ka rezultuar tragjik për disa pasagjerë në Turqi, pasi autobusi i tyre ra në humnerë.

Tre viktima dhe 18 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur ditën e diel.

Ngjarja e rëndë ndodhur në rrethin Beykoz të kryeqytetit, Stambollit.

Sipas mediave turke, autobusi u përplas me bordurën e autostradës dhe ka rënë nga 30 metra lartësi.

Mes viktimave konfirmohet se është dhe shoferi.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth me autoambulanca nga vendi i ngjarjes, ndërkohë autoritetet thonë se shkak për këtë aksident është bërë moti i keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco