Tre ditë luftë mes ISIS dhe kurdëve: Mbi 90 të vdekur

Tre ditë luftë mes ISIS dhe kurdëve: Mbi 90 të vdekur

08:43, 23/01/2022

Përleshjet mes forcave të Shtetit Islamik dhe forcave kurde në Sirinë verilindore vijojnë për të tretën ditë radhazi. Të paktën 90 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë zhvendosur.

Përleshjet filluan me një sulm nga luftëtarët e Shtetit Islamik të enjten mbrëma në burgun Guyanran, një nga qendrat më të mëdha të xhihadistëve në Siri dhe që ruhet nga forcat kurde.

“Të paktën 28 ​​anëtarë të forcave kurde të sigurisë, 5 civilë dhe 56 luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë që nga fillimi i sulmit, grupi xhihadist mori përgjegjësinë për lirimin e të burgosurve xhihadistë ” tha Rami Abdelman, drejtor i Observatorit Sirian.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco