Skandali i radhës, pas humbjes Trump u përpoq të “vidhte” kutitë e votimit

Skandali i radhës, pas humbjes Trump u përpoq të “vidhte” kutitë e votimit

16:08, 22/01/2022

Mes dokumenteve në duart e komisionit të kongresit i cili heton për sulmin në Kapitol Hill në 6 janar 2021 është dhe një urdhër ekzekutiv me të cilin Donald Trump, pas humbjes së zgjedhjeve në nëntor 2020, i jepte pushtet të plotë Pentagonit për të sekuestruar kutitë e votimit në shtetet që ai refuzonte humbjen, shkruan The Independent

Urdhëri nuk hyri asnjëherë në fuqi, dhe nuk dihet kush e hartoi atë në 16 dhjetor 2020, por mund të lidhet me strategjinë për të mohuar humbjen, duke folur për manipulime, të orkestruar nga Trump dhe këshilltarët e tij ligjorë.

Një nga këshilltaret më të përfolura të Trump, Sidney Powell ish këshilltari për sigurinë Michael Flynn dhe disa persona të tjerë ishin takuar me Trump në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë në 18 dhjetor. Pikërisht në atë mbledhje Powell i bëri presion ish presidentit amerikan që të sekuestronte votat, raporton abcnews.al

Në javët mes ditës së zgjedhjeve dhe sulmit në Kapitol Hill në 6 janar 2021, situata mund të bëhej dhe më kaotike sipas asaj që shkruhet në dokumente. Sekretarit amerikan të mbrojtjes i ishte dhënë detyra për të hartuar një dokument përfundimtar për zgjedhjet. Një proces që do i lejonte Trump të kishte rolin e presidentit të paktën deri në shkurt të 2021-shit.

Një veprim që do të arsyetohej me pushtetin në situatë emeregjence, i cili mund të ushtrohet nga qeveria federale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco