Dritan Abazoviqi po e paguan çmimin e aleancës me nacionalistë serbë dhe proserbë në Mal të Zi

Dritan Abazoviqi po e paguan çmimin e aleancës me nacionalistë serbë dhe proserbë në Mal të Zi

23:44, 21/01/2022

Publicisti Enver Robelli ka reaguar pas tentimit të Dritan Abazoviqit për të formuar një Qeveri të pakicës në Mal të Zi dhe pas protestave që u nisen kunder tij atje.

Robelli ka thënë se Abazoviq po e paguan çmimin e aleancës që pati krijuar me nacionalistë serbë dhe proserbë në Mal të Zi.

Postimi:

Dritan Abazoviqi po e paguan çmimin e aleancës me nacionalistë serbë dhe proserbë në Mal të Zi. E shfrytëzuan për të larguar partinë e Millo Gjukanoviqit nga pushteti dhe e lavdëruan si shqiptar që bën politikë përtej hendeqeve etnike. Pra, ishte “shqiptar i ndershëm” dhe i dobishëm. Sonte nuk është më i tillë, sepse ia ka tërhequr përkrahjen qeverisë proserbe. Sonte nacionalistët prorusë e proserbë në Podgoricë po e quajnë “šiptar” dhe po bllokojnë trafikun në Podgoricë, në Budvë, Kollashin e në Nikshiq. Partnerët e deritanishëm të Abazoviqit po e përshkruajnë atë si shërbëtor të mafies, tradhtar etj. E qartë: partia e Millo Gjukanoviqit DPS nuk është shembull se si duhet qeverisur, ajo dyshohet për ndërtimin e një sistemi korruptiv. Pa një reformë të thellë të DPS-it, Abazoviqi me të drejtë refuzon një koalicion me të. Por nganjëherë mes aleancës me ultranacionalistët proserbë dhe prorusë dhe aleancës me një parti të korruptuar duhet zgjedhur – opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco