‘Aksi i të keqes’/ Putin rrethon Europën bashkë me Kinën dhe Iranin

‘Aksi i të keqes’/ Putin rrethon Europën bashkë me Kinën dhe Iranin

12:11, 21/01/2022

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk i ndal provokimet.

Teksa tensionet në kufirin me Ukrainën janë shumë të larta, Moska ka paralajmëruar një stërvitje masive së bashku me Kinën dhe Iranin.

Sipas gazetës ‘Sun’, ky ‘aks i të keqes’ do të rrethojë Europën.

Stërvitjet ujore do mbahen në Atlantik, në Arktik, në Mesdhe dhe në Paqësor.

Gazeta gjermane BILD nga ana e saj raporton se manovra ushtarake masive ka nisur tashmë në Gjirin e Omanit.

Rusia do të angazhojë në këtë stërvitje mbi 140 anije luftarake si dhe 60 avionë. Më shumë se 10 mijë trupa do të marrin pjesë në stërvitje.

Ndërkohë në kufirin me Ukrainën janë vendosur më shumë se 100 mijë trupa ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco