Osmani: Për disa ditë do të ketë propozim për ambasadorin e ri në Bullgari

Osmani: Për disa ditë do të ketë propozim për ambasadorin e ri në Bullgari

11:09, 20/01/2022

Ministri për Punë të Jashtme në Maqedoni të Veriut,  Bujar Osmani paralajmëroi se për disa ditë do të kemi propozim për ambasador në Bullgari, njofton korrespodenti i AIM-s nga Sofja.

Ministri Osmani vlerësoi se është gabim që gjatë këtyre viteve Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur ambasador në Bullgari, por ka shfaqur shpresën se këtyre ditëve kjo do të ndodhë.

Ambasadori i fundit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bulgari ishte Marjan Gjorçev, mandati i të cilit përfundoi në mars të vitit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco