Tragjedi, 3 adoleshentë gjenden të vdekur

Tragjedi, 3 adoleshentë gjenden të vdekur

10:58, 20/01/2022

Trupat e 3 adoleshentëve u gjetën të martën, 18 janar në një shtëpi në zonën e Crosby (Houston) SHBA, sipas shefit të qarkut Harris Ed Gonzalez.

Trupat e tyre u zbuluan nga një fqinj, sipas tij.

Gonzalez tha se trupat kishin shenja traume dhe mund të ishte një vrasje e dyfishtë e më pas vetëvrasje.

Dy prej trupave u gjetën së bashku në shtëpi dhe i treti ishte në një vend tjetër, tha Gonzalez.

Nga të dhënat paraprake mendohet se 2 vajzat ishin rreth 17 vjeç dhe djali 15 vjeç.

Dy nga adoleshentët ishin të lidhur, ndërsa vajza tjetër ishte e njohura e tyre.

Gonzales tha gjithashtu se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë.

Motivi i të shtënave është i paqartë për momentin dhe zyrtarët nuk kanë dhënë identitetin e adoleshentëve për momentin pasi hetimet janë duke u zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco