Blinkeni arrin në Berlin për diskutime rreth Ukrainës e Rusisë

Blinkeni arrin në Berlin për diskutime rreth Ukrainës e Rusisë

10:41, 20/01/2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Berlin, ku do të takohet me përfaqësuesit e shteteve aleate në Evropë për të diskutuar rreth krizës së sigurisë mes Ukrainës e Rusisë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, përmes një postimi në Twitter publikoi një fotografi të sekretarit Blinken duke zbritur nga aeroplani në Berlin, shkruan Gazeta Express.

“Sekretari Blinken ka arritur në Berlin, ku do të takohet me aleatët evropianë për t’i diskutuar pasojat për Rusinë, nëse ajo nuk merr masa për shtensionim. Ne jemi të bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë në përkrahje të Ukrainës”, thuhet në përshkrimin e zëdhënësit Price.

Ndryshe, kryediplomati amerikan të mërkurën qëndroi për vizitë zyrtare në Ukrainë, ku paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë për një kohë shumë të shkurtër.

Në Gjermani, ai pritet të takohet me ministren gjermane të Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, dhe më vonë me përfaqësuesit e “Katërshes Transaltantike”, grup i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Blinkeni më pas do të takohet me homologun rus, Sergei Lavrov, të premten në Gjenevë të Zvicrës për të kërkuar rrugëdalje diplomatike me Moskën, tha një zyrtar i lartë amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco