Deklarata skandaloze/ Biden toleron ‘inkursionin’ rus në Ukrainë

Deklarata skandaloze/ Biden toleron ‘inkursionin’ rus në Ukrainë

09:56, 20/01/2022

Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili nuk del shpesh në konferenca për shtyp, bëri një deklaratë në konferencën e parë të këtij viti, duke befasuar gazetarët dhe ekspertët.

Fox News e quan një katastrofë totale qëndrimin e tij në lidhje me situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Biden tha se ndërsa ai beson se një pushtim është i afërt, SHBA janë të përgatitura për të imponuar sanksione të rënda ekonomike nëse Rusia ecën përpara.

Por në mënyrë befasuese, ai tha se një ‘inkursion’ nga rusët do të sillte një reagim më të butë nga SHBA sesa ndaj një pushtimi në shkallë të gjerë.

“Biden po i sinjalizon Putinit që të provojë një ‘inkursion të vogël’ në Ukrainë. Asgjë nga këto nuk është normale,” tha gazetari i njohur, Dan McLaughlin.

Kurse komentatori politik, Andreë Malcolm shkroi: “Biden duket se sapo pranoi një inkursion rus në Ukrainë. Pra pushtimi i një vendi fqinj të pavarur është gjë e keqe. Një inkursion është në rregull me këtë president”.

Kurse korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë për ‘New York Times’, Peter Baker tha se komentet e Biden pritet që të shkaktojnë shumë ankth në rajon, veccanërisht në Kiev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco