Grekët mobilizohen përballë turqve, ‘përbindëshat’ e ajrit francez mbërrijnë në Athinë (Video)

Grekët mobilizohen përballë turqve, ‘përbindëshat’ e ajrit francez mbërrijnë në Athinë (Video)

16:57, 19/01/2022

Kanë mbërritur sot në mesditë gjashtë avionët e parë “Rafale” që Greqia bleu nga France në kuadër të një kontrate të gjerë mbrojtjeje mes dy vendeve për t’i bërë ballë presionit turk nga lindja.

Mediat greke janë duke transmetuar live ceremoninë e marrjes së avionëve në fjalë, të cilët pretendohet se do të balancojnë forcat në rajonin e Mesdheut në një kohë që turit ishin në avancë kundrejt grekëve si në ajër ashtu edhe në det.

Present në ceremoni është edhe Kryeministri i Greqisë Mitsotakis, ndërsa gjashtë avionët u nisën direkt nga Franca për të bërë më pas një fluturim të ulët mbi Akropol.

Greqia ka bërë një kontratë prej 3.3 miliard eurosh për blerjen e 24 avionëve të avancuar “Rafale”, të cilët do të vendosën përballë avionëve “F-16” të Turqisë në Egje. 
Pretendohet se këta avionë do t’i japin një dorë të fortë Greqisë në Mesdhe, nisur edhe nga fakti se SHBA-të përjashtuan Turqinë nga programi për avionët F-35 për shkak të kontakteve të ngushta ushtarake me Rusinë dhe blerjen e sistemit të raketave S-400.

“Rafale” është avion i gjeneratës së pestë dhe konsiderohet si më të mirë në Europë për momentin. 

Fillimisht francezët ishin pjesë e sipërmarrjes europiane për të ndërtuar avionin e përbashkët “Typhoon”, por më pas u tërhoqën nga aty duke prodhuar avionin e tyre “Rafale”, raporton abcnews.al. 

Modeli i parë i “Rafale” është prodhuar në 2001.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco