Merkel refuzon ofertën e Guterres për të marrë postin në OKB

Merkel refuzon ofertën e Guterres për të marrë postin në OKB

14:43, 19/01/2022

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar ofertën për të marrë postin e këshilltares së lartë në Kombet e Bashkuara.

Mediat bëjnë me dije se  67 vjeçarja i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres javën e kaluar ku e ka falënderuar për pozicionin që i kishte ofruar dhe theksonte se nuk do ta pranonte atë.

Ndër të tjera theksohet se Guterres i kishte ofruar Merkelit postin e kreut të një organi këshillimor të nivelit të lartë të OKB-së që merret me të mirat publike globale dhe mjedisin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco