26 të vdekur nga një termet i fuqishëm në Afganistan

26 të vdekur nga një termet i fuqishëm në Afganistan

23:10, 17/01/2022

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti që goditi Afganistanin perëndimor, tha një zyrtar.

Viktimat vdiqën kur çatitë e shtëpive të tyre u shembën të hënën në distriktin Qadis në provincën perëndimore të Badghis, tha për agjencitë e lajmeve zëdhënësi i provincës Baz Mohammad Sarwary.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.3, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, shkruan AlJazeera.

“Pesë gra dhe katër fëmijë janë në mesin e 26 personave të vdekur në tërmet”, tha Sarwary, duke shtuar se katër persona të tjerë u lënduan.

Ai tha se shpëtimtarët e parë kanë mbërritur në disa nga zonat e prekura nën shi të dendur, por paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet pasi Badghis, në kufi me Turkmenistanin, është një provincë malore dhe një nga rajonet më të varfra dhe të pazhvilluara të Afganistanit.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 4.9 ballë, goditi zonën dy orë pas të parit.

Mullah Janan Saeqe, kreu i Qendrës së Operacioneve Emergjente të Ministrisë së Shtetit për Çështjet Emergjente, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se më shumë se 700 shtëpi ishin dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco