Ish-oficer policie/ Vrasësi serial më i keq i të gjitha kohërave

Ish-oficer policie/ Vrasësi serial më i keq i të gjitha kohërave

14:58, 17/01/2022

Njerëzit në El Salvadorit po zbulojnë gjithnjë më shumë një tmerr të madh lidhur me fytyrën e vërtetë të ish-oficerit të policisë Hugo Osorio, i cili deri më tani rezulton të jetë vrasësi serial më i keq në historinë e një në vendi që është mësuar me dhunën ekstreme të bandave të rrugës.

Osorio u bashkua me forcat e policisë në 1997 por u dëbua në 2005 pasi u akuzua për abuzim seksual me një të mitur.

Ai vuajti një dënim me burg deri në 2011 për këtë çështje.

Në shtëpinë e tij policia gjeti një ikonë të ‘Santa Muerte’ qirinj dhe maska, me të cilat vrasësi terrorizoi viktimat e tij gjatë ritualeve.

Nata e 7 majit kur britmat e Jacqueline Cristina Palomo, 26 vjeç terrorizuan lagjen ku jetonte Osorio, ishte dhe fundi për ish-oficerin e policisë.

Të irrituar, fqinjët e Hugo Osorio në Rrugën Esteves në Chaloussoupa – rreth 90 milje (90 km) në perëndim të kryeqytetit San Salvador – bënë thirrje për masa të menjëhershme.

Që atëherë në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur 18 trupa.

Deri atë natë, ish-oficeri i policisë nuk kishte tërhequr kurrë vëmendjen e fqinjëve të tij. 

Por natën fatale ai ndoqi gjahun e tij, i cili po përpiqej t’i shpëtonte duke bërtitur. 

Ai e kapi atë te dera dhe e vrau atë duke përdorur një shufër hekuri, sipas hetimit të policisë.

Gjithçka u zbulua “falë saj, sepse ajo u përpoq të shpëtonte, duke lënë gjurmë gjaku në derën e kriminelit. 

“Nëse nuk do të kishte ndodhur, ai nuk do ndalej”, tha Jose Cruz, gjyshi i Jacqueline.

Në shtëpi, policia gjeti trupat e Jacqueline dhe nënës së saj, Mirna. 

Një distancë e shkurtër larg, pranë një varri tashmë të hapur, qëndronte trupi i Aleksit, vëllait të vogël të Jacqueline, 24 vjeç.

“Katërmbëdhjetë trupa u zhvarrosën” nga një komplot që i përkiste ish-oficerit të policisë, përballë shtëpisë së tij, tha Ministri i Drejtësisë dhe i Sigurisë Gustavo Vigiatoro.

Sipas vlerësimeve gazetareske, gjithsej rreth dyzet kufoma priten të dalin.

Familjarët e njerëzve të zhdukur shkojnë çdo ditë në pjesën e përparme të shtëpisë për të mësuar lajme.

 Telma Mancia, 55, po kërkon mbesën e saj, Camila, e cila u zhduk në 15 Prill 2020, në moshën 17 vjeçare. 

“Nuk mund të fle. Do të doja ta gjeja të gjallë, por nëse nuk është, unë dua ta gjej varrin e saj” shprehet ajo. 

Shumica e mbetjeve të zhvarrosura u përkisnin grave. 

Aktakuza përfshin të paktën 11 raste të vrasjes së rëndë të grave.

Në El Salvador, me një popullsi prej 6.7 milion, 70 gra u vranë në 2020 dhe mbi 100 në 2019, sipas statistikave zyrtare.

Studiuesit e përshkruajnë Hugo Osorio si një “të varur nga seksi psikopatik”, një “vrasës serial” i cili gjuante pretë e tij në faqet e rrjeteve sociale, duke i joshur me oferta pune ose ndihmë për të emigruar në SH.B.A.

Për Janet Aguilar, një studiuese e pavarur që punon për institucionet dhe shërbimet e Kombeve të Bashkuara dhe BE, çështja e ish-oficerit të policisë është ” një kulturë dhune ekstreme” e favorizuar nga mosndëshkimi absolut që gëzojnë shpesh kriminelët në vendin e Amerikës Qendrore.

Sipas znj. Aguilar, ka pasur më shumë se 40,000 zhdukje në El Salvador në pesëmbëdhjetë vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco