Këmbëngul Trump: Kthehem në Presidencë në vitin 2024, marrim Senatin dhe Dhomën

Këmbëngul Trump: Kthehem në Presidencë në vitin 2024, marrim Senatin dhe Dhomën

13:17, 16/01/2022

Mijëra mbështetës të ish-presidentit Trump u mblodhën në Arizona lidhur me zgjedhjet në SHBA që pritet të mbahen në nëntor. Ish-presidenti dha përgjigje për 6 janari, zgjedhjet dhe foli për një rikthim në Shtëpinë e Bardhë në 2024.

Tetë muaj përpara zgjedhjeve të mesme në SHBA për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ish-presidenti Donald Trump mbajti një tubim me mijëra mbështetës të tij në Arizona.

Trump u shpreh optimist për zgjedhjet në nëntorin e këtij viti, ai deklaroi se republikanët do të marrin edhe Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

“Ky është viti që ne do të rimarrim Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Ne do të rimarrim Amerikën dhe kjo është kaq e rëndësishme. Në vitin 2024 ne do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë”, raporton oranews.

Trump u ndal edhe te 6 janari i 2021 për të cilën po hetojnë disa komisione të propozuar nga demokratët.

Trump risolli në vëmendje zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, ku ai ripohoi se ato u vodhën dhe në fakt, hetimet duhet të përmbaheshin tek zgjedhjet, pasi kryengritjet të cilat u finalizuan në 6 janar, ishin si pasojë e 3 nëntorit.

“Pse nuk po hetojnë 3 nëntorin, zgjedhjet e manipuluara dhe të vjedhura, prej të cilave nuk do të ketë kurrë një demokraci të lirë dhe të drejtë. Kryengritja e vërtetë ndodhi në ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor. Mos harroni kurrë, arsyeja pse demokratët dhe mediet mashtrojnë dhe kryejnë gjueti shtrigash nuk është se ata mendojnë se populli amerikan është me ta, por ata e dinë se njerëzit në fakt janë kundër tyre”, tha ai.

Trump kritikoi edhe rivalin e tij në zgjedhjet e fundit, presidentin Joe Biden, për të cilin tha se është një fatkeqësi për vendin.

“Të gjithë e dinim që Joe Biden nuk do të ishte i mirë, por pakkush mund ta mendonte se do të ishte një fatkeqësi për vendin. Çfarë kanë bërë demokratët?! Inflacioni është më i keqi në 40 vjet. Çmimet e gazit janë rritur me 50%, raftet e ushqimeve nëpër dyqane janë bosh”, tha ai.

Trump i cili ka shprehur se do të rikandidojë në 2024, u ndal edhe te vaksinimi me detyrim i punonjësve, i cili u hodh poshtë pak ditë më parë nga Gjykata e Lartë.

Konservatori i riquajti mandatet e vaksinave shkatërrimtare absolute për ekonominë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco