Përplasja e helikopterit që la 13 të vdekur, përfshirë komandantin e lartë të Indisë, ndodhi nga moti i keq

Përplasja e helikopterit që la 13 të vdekur, përfshirë komandantin e lartë të Indisë, ndodhi nga moti i keq

09:13, 16/01/2022

Moti i keq në Indi shkaktoi një përplasje të një helikopteri, ku patën vdekur 13 persona, ndër ta edhe kreu i forcave të armatosura të Indisë.

Gjenerali Bipin Rawat, ishte ndër të vrarët kur helikopteri goditi një kodër dhe shpërtheu në flakë në shtetin Tamil Nadu në dhjetor.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë teori konspirative për aksidentin, shkruan BBC.

Por qeveria tha se kishte përjashtuar “dështimin mekanik, sabotimin ose neglizhencën” si shkak të rrëzimit.

Ajo deklaroi se avioni kishte fluturuar në re, duke shkaktuar “çorientim hapësinor” të pilotit që e rrëzoi atë në tokë.

Qeveria tha se kishte shqyrtuar të dhënat e fluturimit, regjistrimet e kabinës, si dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të arritur në gjetjet e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco