Greqi/ 19 772 raste të reja dhe 72 viktima nga Covid

Greqi/ 19 772 raste të reja dhe 72 viktima nga Covid

17:03, 14/01/2022

Në Greqi janë shënuar 19 772 raste të reja me Covid në  24 orët e fundit.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë 72 pacientë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 21 809, që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në intubim po trajtohen 679 pacientë, nga të cilët 565 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 560 pacientë, ndërkohë që mesatarja e 7 ditëve të fundit është 570.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco