Kroaci: Gruaja nxjerr shëtitje burrin në mënyrën e saj, rrjeti 'shpërthen' në kritika

Kroaci: Gruaja nxjerr shëtitje burrin në mënyrën e saj, rrjeti 'shpërthen' në kritika

16:17, 14/01/2022

Një pamje e çuditshme kjo për vizitorët e një qendre tregtare në Varaždin.

Përkatësisht, dje në mbrëmje, një vajzë e veshur në mënyrë provokative po ecte nëpër qendër, duke shëtitur një burre me zinxhir, ndërsa videon e ka publikuar portali Međimurske novine .

Ajo ishte e veshur me një kostum të ngushtë latex dhe taka të larta dhe i riu që e ndiqte si qen, kishte veshur xhinse dhe një bluzë të zezë pa mëngë.

Sipas portaleve vendase, bëhet fjalë për Ante Ajbekun dhe Renato Pirin, një çift i ri që ka publikuar videon në TikTok.

“Burri po mbahet me zinxhir”, ka shkruar Antea krahas videos në profilin e saj, por video është hequr shumë shpejt.

Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj “performance” që tronditi vizitorët e qendrës tregtare, por shumë supozojnë se ky është një tjetër trend i çuditshëm në rrjetin e njohur social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco