Rregullat e reja të udhëtimit në këtë shtet po shkaktojnë pritje të gjata

Rregullat e reja të udhëtimit në këtë shtet po shkaktojnë pritje të gjata

17:17, 06/12/2021

Rregullat e reja të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, për udhëtarët ndërkombëtarë nuk po shkojnë mirë. Lënia e shumë kanadezëve të bllokuar në Afrikën jugore, ose të detyruar të kalojnë orë të tëra në vendet e treta gjatë rrugës për në shtëpi po shkakton probleme.

Kanadezët nuk lejohen të tregojnë rezultatet e testeve për koronavirus të marra në Afrikën jugore dhe në vend të kësaj duhet të bëjnë test molekular nga një vend tjetër, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas gazetës Globe and Mail, kjo ka rezultuar që disa qytetarë të detyrohen të bëjnë ndalesa të gjata në Etiopi, gjatë rrugës për në shtëpi. Kanada është një nga vendet e pakta në botë me politikën e vendeve të treta, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur “zhgënjyese”.

Qeveria ka bërë një përjashtim të përkohshëm, por vetëm për pasagjerët në fluturimet e Lufthansa që ndalojnë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Pasagjerët në ato fluturime mund të bëjnë një test në Afrikën e Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco