SHBA dhe Rusia gati të bijnë dakord për diçka

SHBA dhe Rusia gati të bijnë dakord për diçka

11:25, 04/12/2021

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë progres drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes për stafin e ambasadave të tyre.

Progresi, që u raportua së pari nga një gazetë e njohur amerikane, erdhi gjatë një takimi të zyrtarëve rusë në Vjenë me një delegacion amerikan të udhëhequr nga zëvendësi i ndihmëssekretarit të Shtetit për Çëshjte Evropiane e Euroaziatike, Christopher Robinson.

 

Pas takimit të Vjenës, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ka përfunduar largimi i autorizuar i familjarëve të diplomatëve amerikanë në Moskë. “Këto janë çështje të vazhdueshme, në të cilat ne vazhdojmë të angazhohemi. Kemi bërë progres ditëve të fundit për çështjet dypalëshe dhe shpresojmë të vazhdojmë që të lëvizim në atë drejtim”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Mosmarrëveshja për diplomatët mes dy fuqive botërore po ndodh në të njëjtën kohë kur tensionet mes Uashingtonit e Moskës janë të larta për atë që Perëndimi e cilëson sjellje provokuese të Rusisë me lëvizje të trupave afër kufirit me Ukrainën.

Rusia tha të mërkurën se e ka urdhëruar stafin e ambasadës amerikane që kanë qenë për më shumë se tre vjet në Moskë që të largohen nga vendi deri më 31 janar, masë hakmarrëse ndaj vendimit të ShBA-së për t’ua kufizuar mandatin diplomatëve rusë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco