Triller në një fluturim nga Sevilja për në Budapest, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

Triller në një fluturim nga Sevilja për në Budapest, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

08:57, 04/12/2021

Një roje sigurie jashtë detyrës shpëtoi një fluturim të tërë nga katastrofa kur një pasagjer përpiqej të hapte derën e avionit.

Ngjarja e pabesueshme ndodhi në fluturimin e Ryanair FR5253 që u nis nga Sevilja e Spanjës për në Budapest në Hungari. 

Një pasagjer të cilin e kishte mbërthyer ankthi donte të zbriste nga avioni gjatë fluturimit.

Megjithë përpjekjet e stjuardeve, ai nuk u qetësua dhe në një moment u përpoq të hapte derën, gjë që do të çonte në një dekompresim të papritur të kabinës.

Në atë moment, Antonio Quintero, sigurimi jashtë detyrës, ka vepruar menjëherë dhe së bashku me pasagjerët e tjerë kanë arritur ta hedhin në dysheme pasagjerin.

Burri më pas iu dorëzua autoriteteve hungareze sapo avioni u ul i sigurt në Budapest. 

Videoja e realizuar nga pasagjerët e tjerë regjistroi të gjitha momentet dramatike që ata jetuan brenda avionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco