Komentuesi i së djathtës ekstreme, tashmë kandidat për president të Francës, Eric Zemmour, ka thënë se nëse zgjidhet në krye të shtetit, qytetarët francezë nuk do të kenë të drejtë që bijve të tyre t’ua lënë emrin Muhamed.
Zemmour të martën e publikoi zyrtarisht kandidaturën për president. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ai paraqiti myslimanë duke u falur rrugëve për të bërë fushatë kundër Islamit.
© SYRI.net