Shpërthen një bombë e Luftës së dytë Botërore në Mynih, tre të lënduar

Shpërthen një bombë e Luftës së dytë Botërore në Mynih, tre të lënduar

14:12, 01/12/2021

Tre persona janë plagosur pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu pranë një stacioni treni në Mynih.

Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të ndërtimit pranë stacionit Donnersbergerbruecke dhe trenat janë pezulluar.

Shpërthimi u dëgjua disa kilometra larg dhe një i plagosur thuhet se është në gjendje të rëndë.

Policia ka rrethuar zonën dhe thotë se nuk ka rrezik më të gjerë për publikun.

Zëdhënësi i policisë Peter Werthmann tha se për momentin nuk ka asnjë provë për vepra penale.

“Sipas gjetjeve fillestare, kemi tre persona të lënduar, zona e rrezikut është kryesisht e rrethuar dhe qarkullimi i trenave është bllokuar në itinerarin kryesore”, thuhet në njoftim.

Policia nuk e ka konfirmuar burimin e shpërthimit, por burimet thanë për Bild se ai ishte shkaktuar nga një bombë avioni e pashpërthyer më parë nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann tha se gjatë shpimit, u godit një bombë ajrore me peshë 250 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore.

“Mbeturinat fluturuan qindra metra. E gjithë zona po kërkohet aktualisht”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco