‘Gjenocid kundër minoritetit Yazidi’/ Gjermania dënon një militant të IS-it

‘Gjenocid kundër minoritetit Yazidi’/ Gjermania dënon një militant të IS-it

20:51, 30/11/2021

Një gjykatë në Gjermani e shpalli fajtor një 29-vjeçar irakian për gjenocid ndaj minoritetit Yazidi dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Taha Al-Jumailly u shpall fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit që kanë rezultuar me vdekje, krime të luftës, ndihmë për kryerjen e krimeve të luftës dhe lëndim trupor që ka shkaktuar vdekje, pasi ai iu bashkua grupit militant, Shteti Islamik më 2013.

Seanca u ndërpre pasi të akuzuarit i ra të fikët teksa po kumtohej lajmi për dënimin e tij.

Ky vendim është historik, pasi për herë të parë në botë është shpallur një vendim për gjenocid ndaj një militanti të IS-it, grupit që më 2014 mori nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Ky grup më pas u zmbraps nga ofensivat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Militantët e IS-it raportohet se kanë vrarë mbi 3,000 pjesëtarët të minoritetit Yazidi dhe kanë skllavëruar 7,000 gra dhe vajza më 2014-2015.

Prokurorët thanë se Al-Jumailly dhe ish-gruaja e tij, me shtetësi gjermane, më 2015 kishin “blerë” një grua dhe një fëmijë Yazidi për t’i mbajtur si “skllevër”. Ai e kishte lidhur me zinxhir vajzën pesëvjeçare dhe e kishte lënë jashtë në temperaturë deri në 50 gradë Celsius që kishte bërë që vajza të vdiste nga etja.

Yazidit, një grup etnik nga veriu i Irakut që flasin gjuhën kurde, janë ndjekës të besimit, që fillimisht u shfaq para 4,000 vjetësh në Iran dhe ka rrënjët në Zoroatrianizëm, por që ka absorbuar elemente të Islamit dhe Krishterimit.

Një muajin maj, hetuesit e posaçëm të Kombeve të Bashkuara raportuan se kanë mbledhur “dëshmi të qarta” për gjenocidin e kryer nga IS-i kundër pjesëtarëve të minoritetit Yazidi.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe më 2018, Nadia Murad është Yazidi dhe është e mbijetuar e mizorive të kryera nga IS-i. Ajo e ka mirëpritur vendimin e gjykatës në Gjermani.

“Ky vendim është fitore për të mbijetuarit e gjenocidit, për të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe për gjithë komunitetin Yazidi”, tha Murad, duke falënderuar Gjermaninë për këtë “dënim historik”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco