Dënohet me burgim murgu rus që mohoi koronavirusin

Dënohet me burgim murgu rus që mohoi koronavirusin

16:38, 30/11/2021

Një murg rebel rus që fyeu Kremlinin dhe mohoi se koronavirusi ekziston, u dënua mbi akuzat se inkurajoi vetëvrasjet dhe iu dha dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë.

Murgu u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi nxiti veprime vetëvrasëse përmes predikimeve të tij ku u thoshte besimtarëve të “vdisnin për Rusinë”. Ai mohoi akuzat dhe avokati i tij tha se do të apelonte kundër vendimit.

Murgu reagoi me një thënie biblike, “mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni”, raporton AP.

 

Kur pandemia me COVID-19 filloi, 66-vjeçari mohoi se ekzistonte një virus dhe denoncoi përpjekjet e qeverisë për ta parandaluar përhapjen e virusit, duke e quajtur “kamp elektronik të satanit”. Ai pati reaguar edhe mbi vaksinat anti-COVID, për të cilat tha se është përpjekje për të kontrolluar masat përmes mikroçipave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco