Vaksinim i detyruar për grekët mbi 60 vjeç, kush nuk vaksinohet gjobë 100 euro në muaj

Vaksinim i detyruar për grekët mbi 60 vjeç, kush nuk vaksinohet gjobë 100 euro në muaj

12:55, 30/11/2021

Greqia ka njoftuar se, nga janari i 2022-it  do të bëjë me detyrim vaksinimin te personat mbi 60 vjeç  dhe se kush do që refuzon do të gjobitet me 100 euro në muaj.

Kryeminisitri grek, Kyriakos Mitsotakis, bëri të ditur lajmin në kuadër të ashpërsimit të masave, pas shfaqjes së variantit të ri shqetësues, me 32 mutacione, Omicron.

Nëpërmjet një telekoference, Mitsitakin njoftoi se  nga janari vaksinimi për personat mbi 60 vjeç  do bëhet u detyrueshëm dhe se kush refuzon të vaksinohet do të gjobitet me 100 euro në bazë mujore.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se nga data 6 deri më 12 dhjetor do të shpërndajë teste falas për çdo të rritur, të vaksinuar, ose  jo.

“Është një vendim që më mundoi mua personalisht ”, tha Mitsotakis, duke shtuar megjithatë se ky vendim, sado i pakëndshëm, do të shpëtojë jetë.

"Vaksinimi nuk është vetëm i detyrueshëm, por është i domosdoshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco