Rikthehet detyrimi për mbajtjen e maskës në Angli

Rikthehet detyrimi për mbajtjen e maskës në Angli

12:36, 30/11/2021

Maska është bërë sërish e detyrueshme në transportin publik dhe dyqanet në Angli në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron. Njerëzit që mbërrijnë në MB nga jashtë do të duhet të bëjnë një test PCR dhe gjithashtu të izolohen.

Boris Johnson pritet të paraqesë planet për programin e dozës përforcuese në Angli në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Të hënën qeveria njoftoi se të gjithë personat mbi 18 vjeç do të marrin një dozë përforcuese, ndërsa fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç do të marrin dozën e dytë.

Sipas të dhënave deri më tani, Omicron ka një rrezik më të lartë të ri-infektimit.

Por sipas shkencëtarëve do të duhen rreth tre javë përpara se të kuptojmë se si varianti ndikon në efektivitetin e vaksinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco